Ndërlidhjet

Ukraina kërkon dëshmi për korrupsion nga Yanukovychi


Viktor Yanukovych
Viktor Yanukovych

Ukraina ka thirrur ish-presidentin e arratisur, Viktor Yanukovych, për të dëshmuar në një hetim për korrupsion.

Gazeta shtetërore e Ukrainës Uryadoviy Kuryer ka publikuar tekstin e thirrjes në numrin e sotëm.

Thirrja thotë se Yanukovych duhet të arrijë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm më 11 gusht, për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për krime të kryera, në bazë të Nenit 191 të kodit penal.

Neni 191, paragrafi 5, i kodit ka të bëjë me shpërdorimin e pasurisë dhe përvetësimin e fondeve përmes përdorimit të një zyreje publike.

Yanukovych ka ikur nga Ukraina në fund të shkurtit 2014, për shkak të protestave masive kundër regjimit të tij, dhe aktualisht jeton në Rusi.

XS
SM
MD
LG