Ndërlidhjet

Çiftit Yunus i kanosen dënime të gjata me burg


Leyla Yunus
Leyla Yunus

Prokurori i shtetit të Azerbajxhanit ka kërkuar nga gjykata në Baku që të dënojë aktivisten e të drejtave të njeriut, Leyla Yunus, me 11 vjet burgim.

Në një deklaratë të dërguar në Gjykatën për Krime të Rënda, prokuori po ashtu ka kërkuar që të dënohet edhe bashkëshorti i Leylas, Arif Yunus, me nëntë vjet burgim.

Çifti është akuzuar për tradhti, mashtrim, falsifikim, evazion fiskal dhe aktivitete të paligjshme biznesore.

Gjykimi i tij ka nisur më 27 korrik.

Leyla Yunus ndodhet në burg qysh në korrik të vitit 2014, ndërsa bashkëshorti i saj qysh në gusht të vitit të kaluar.

Të dy ata janë në gjendje të keqe shëndetësore.

Leyla Yunus, 59 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Arif, 60 vjeç, janë në mesin e dhjetëra aktivistëve, gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë që janë burgosur në Azerbajxhan.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se presidenti Ilham Aliyev po bën fushatë për të heshtur kundërshtarët.

XS
SM
MD
LG