Ndërlidhjet

Babai i Khodorkovskyt merret në pyetje


Boris Khodorkovsky dhe avokati i tij
Boris Khodorkovsky dhe avokati i tij

Babai i magnatit Mikhail Khodorkovsky është duke u marrë në pyetje nga Komiteti Hetimor në Moskë.

Boris Khodorkovsky, 82 vjeçar, ka arritur në selinë e komitetit sot së bashku me avokatin e tij.

Ai u tha gazetarëve se nuk e di arsyen se pse është ftuar nga komiteti.

Komiteti Hetimor ka deklaruar në muajin qershor se kanë rihapur rastin e vitit 1998, të vrasjes së Vladimir Petukhov i cili ka qenë kryetar i qytetit Nefeyugansk, pasi kanë gjetur prova të reja të cilat sugjerojnë se Mikhail Khodorkovsky, ish-drejtor i kompanisë tashmë të shpërbërë Yukos “ka mundësi që personalisht të ketë urdhëruar vrasjen e tij dhe të ketë kryer disa krime të tjera serioze”.

Asetet kryesore të kompanisë Yukos ishin në Nefeyugansk në kohën kur u vra Petukhovi.

Në deklaratën lëshuar më 5 gusht, Mikhail Khodorkovsky ka thënë se qëllimi kryesor i Komitetit është që t’i bëjë presion atij dhe familjes së tij.

Khodorkovsky 52 vjeçar, ishte njeriu më i pasur në Rusi në vitin 2004, përpara se të dënohej me bur po atë vit për mashtrim. Ai thotë se akuzat ndaj tij kanë qenë të motivuara politikisht.

Ai u lirua nga burgu në vitin 2013 dhe momentalisht jeton në ekzil në Evropë.

Khodorkovsky është kritik i madh i presidentit rus Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG