Ndërlidhjet

logo-print

Kina i bën thirrje Malajzisë që të zbulojë pse u rrëzua MH370


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kinës thotë se është në dijeni se fluturimi MH370 i Malaysia Arilines, duket se është rrëzuar në Oqeanin Indian por i ka bërë thirrje Malajzisë që të vazhdojë hetimet, në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kjo deklaratë e qeverisë së Kinës vjen pasi Malajzia ka njoftuar për zbulimin e krahut të një avioni që i takon tipit Boeing 777, të cilat u gjetën në ishullin Reunion “përfundimisht konfirmoi” se aeroplani u rrëzua në oqean, duke vrarë 239 pasagjerët që kishte në bord.

Shumica e pasagjerëve ishin kinezë dhe familjarët e viktimave janë duke shfaqur zemerëimin por dhe kanë humbur shpresat se do t’i takojnë prap më të dashurit e tyre.

Ministria e Jashtme e Kinës, për deklaratës për media, sugjeron se Kina nuk beson se autoritetet malajzese janë afër të zgjidhur këtë çështje.

Autoritetet kineze i bëjnë thirrje shtetit të Malajzisë që “me përkushtim të mbrojë të drejtat dhe interesat ligjore” të familjeve të viktimave.

“Për dallim nga shtetet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, një shtet si Malajzia dëshiron që ta zgjidh këtë problem me koston sa më të ulët dhe sa më shpetj që të jetë e mundur”, tha Zhao Shugon, vajza 19 vjeçare e të cilit ishte në aeroplanin e Malaysia Arlines.

XS
SM
MD
LG