Ndërlidhjet

Afganistan: Rrëzohet helikopteri ushtarak, 17 të vrarë


Helikopteri i ushtrisë afgane është rrëzuar në një zonë të largët në provincën Zabul, duke vrarë 17 ushtarë, përfshirë 5 anëtarë të ekipit, thonë zyrtarët

Shefi i policisë së kësaj province Mirëais Noorzai tha se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të helikopterit dhe se çështja është duke u hetuar.

Ministria e Mbrotjes ka thënë se rrëzimi i helikopterit ka gjasa të jetë shkaktuar nga probleme teknike, duke mos dhënë detaje të tjera.

Shefi i operacionit nga Ministria e Brendshme, Afzal Aman, e ka përfshuar këtë incident si “fatkeqësinë më të madhe që ka ndodhur në forcat ajrore”. Ai po ashtu ka konfirmuar numrin e viktimave dhe tha se në mesin e viktimave është edhe një komandanti i një njësiti.

Aman ka thënë se helikopteri ka qenë prodhim rus M-17 dhe ishte duke fluturuar nga kryeqyteti i provincës Zabul Qalat për në Shinkay.

Ushtria afgane është duke luftuar kundër kryengritësve talibanë e vetme pasi forcat amerikane dhe ato të NATO-s kanë përfunduar misionin e tyre luftarak në Afganistan vitik e kaluar dhe tash vetëm u ofrojnë mbështetje dhe trajnime trupave afgane.

Përmes një deklarate në ueb faqen e tyre, talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit ushtarak.

XS
SM
MD
LG