Ndërlidhjet

Caktohet data e gjykimit për të dyshuarin e vrasjes së familjes armene


Ilustrim

Ilustrim

Është caktuar data për nisjen e gjykimit ndaj ushtarit rus i cili dyshohet se ka vrarë 7 anëtarë të një familje armene.

Sergei Sarumov, zëdhënësi i gjykatës ushtarake ruse në Armeni, ka thënë sot se ushtari 19 vjeçar, Valery Permyakov, do të paraqitet para trupit gjykues më 12 gusht.

Permyakov, i cili ka shërbyer për ushtrinë ruse në bazën në veriperëndim të qytetit armenian në Gyumri, do të gjykohet nga një gjykatë nën juridiksionin rus, ku po akuzohet për dezetim, vjedhje të armëve të zjarrit dhe municionit si dhe mbajtje të armëve pa leje.

Ndërkaq pas këtij gjykimi, Permyakov do t’i dorëzohet autoriteteve armene, për tu gjykuar për akuzat e vrasjes së 7 anëtarëve të një familjeje armene në qytetin Gyumri.

Më 12 janar, anëtarë të familjes Avetisian- përfshirë një djalë gjashtë muajsh dhe një vajzë 2 vjeçare- ishin gjetur të vdekur ose të plagosur rënd.

Permyakov më vonë ishte kapur nga autoritetet dhe kishte pranuar vrasjet.

Kjo ngjarje kishte nxitur protesta të dhunshme në Gyumri dhe Jerevan, ku protestuesit kërkonin që ushtari rus, Permyakov, t’i dorëzohej autoriteteve armene, në mënyrë që të gjykohej për vrasjet.

XS
SM
MD
LG