Ndërlidhjet

Ministri sirian në Oman, biseda për situatën në rajon


Ministri i Jashtëm sirian Walid Al-Moualem
Ministri i Jashtëm sirian Walid Al-Moualem

Ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moualem ka qëndruar në vizitë në Muscat të Omanit, ku është takuar me homologun e tij nga Omani.

Ata kanë biseduar për situatën në rajon, raporton agjencia shtetërore ONA.

Vizita vjen mes përpjekkjeve për t’i dhënë fund konfliktit 4 vjeçar në Siri.

Në këtë vizitë, ministri al-Moualem ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm Sirian Faisal Mekdad, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG