Ndërlidhjet

Rubla ruse vazhdon të bie karshi euros dhe dollarit


Ilustrim
Ilustrim

Vlera e rublës ruse ka vazhduar të bie karshi euros dhe dollarit. Këto nivele të rublës ruse, nuk janë parë që prej fillimit të këtij viti.

Këmbimi rubla-euro ka arritur më shumë se 70 dhe karshi dollarit ka rënë në 64.4.

Shkalla e euros ishte më e ulëta që prej muajit mars ndërsa shkalla e dollarit ishte më e dobëta që prej shkurtit.

Rënia e vlerës së rublës lidhet me ekonominë ruse, e cila është në recenison për shkak të çmimit të ulët të naftës dhe për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Moskës zyrtare, për shkak të përfshirjes së Kremlinit në krizën në Ukrainë.

Rubla kishte humbur rreth gjysmën e vlerës së saj në vitin 2014 por shënoi një rritje të lehtë gjatë këtij viti, pasi që çmimet e energjisë u stabilizuan.

Zyrtarët rusë kanë parashikuar se ekonomia e tyre do të ketë ulje prej 2.8 për qind këtë vit.

Por, Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka thënë se sanksionet perëndimore kundër Rusisë mund të çojnë në një rënie prej 9 për qind të GDP-në e Rusisë, për një periudhë afat-mesme.

XS
SM
MD
LG