Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria izraelite: 3 të lënduar nga sulmi në një makinë


Vetura që u godit nga një motoçikletë në Bregun Perëndimor

Vetura që u godit nga një motoçikletë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se 3 persona janë lënduar kur një palestinez ka përplasur motoçikletën e tij në veturën e izraelitëve.

Ngjarja ka ndodhur në Bregun Perëndimor dhe palestinezi është qëlluar nga trupat izraelite që kanë qenë aty pranë, raporton agjencia AP.

Ushtria nuk ka komentuar lidhur me gjendjen shëndetësore të tre viktimave të këtij sulmi apo dhe të shoferit palestinez. Gjithashtu nuk është bërë i ditur identiteti i të lënduarve.

Ky incdent vjen pas rritjes së tensioneve në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, pasi një estremist hebre dyshohet se ka vënë zjarrin në shtëpinë e banuar me palestinezë në Bregun Perëndimor javën e kaluar. Në këtë incident ka mbetur i vdekur një foshnje palestineze dhe janë lënduar prindërit e fëmijës si dhe një fëmijë 4 vjeçar.

XS
SM
MD
LG