Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë pakistaneze


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Autoritetet pakistaneze thotë se një helikopter ushtarak, i cili përdorej si ambulancë ajrore, është është rrëzuar në malet në veriperëndim të vendit, duke vrarë 12 persona, raporton Reuters.

Dy zyrtarë të sigurisë kanë thënë se duket se ky incident nuk është vepër e militantëve.

Helikopteri ka qenë duke shtuar nga qyteti Rawalpindi për në Gilgit, qytet i cili është goditur nga vërshimet.

“Në bordin e helikopterit kanë qenë 12 vetë, të gjithë personel ushtarak. Nuk ka pasur doktor apo civilë të tjerë”, ka thënë një zyrtar ushtarak.

Ai tha se helikopteri është rrëzuar afër zonës Mohar në qarkun verior të Mansehras.

“Ne jemi duke shkuar në vendngjarje dhe kam frikë se askush nuk ka shpëtuar nga ky incident por numri i viktimave nuk është ende i konfirmuar”, ka thënë ai, duke shtuar se rrëzimi i helikopterit si duket ka ndodhur për shkak të motit të keq.

Ky ëshë incidenti i dytë i helikopterëve ushtarak të Pakistanit. Në maj, një helikopter u rrëzua, ku u vranë 7 njerëz, përfshirë 3 ambasadorë.

XS
SM
MD
LG