Ndërlidhjet

Rusia asgjëson ushqimet e kontrabanduara nga Perëndimi


Asgjësimi i ushqimit në Rusi

Asgjësimi i ushqimit në Rusi

Zyrtarët rusë kanë asgjësuar sot ushqim me ton, përfshirë djath, fruta dhe perime. Kjo përpjekje për të shkatërruar ushqimin që ishte kontrabanduar nga perëndimi pasi vendi u godit nga kriza, ka shkaktuar zemrëim tek publiku.

Televizioni rus ka shfaqur pamjet se si pothuajse 9 tonë me djathë është shtypur dhe shkatërruar në rajonin e Belgorod, në kufi me Ukrainën.

Autoritetet kanë thënë se djathi ka hyrë nga Ukraina dhe ka qenë e paketuar nëpër kuti por nuk ka pasur vulë. Ata besojnë se ky djath është prodhuar në Bashkimin Evropian.

Rusia në vitin 2014 ka vendosur embardo për importet e ushqimit nga perëndimi, në kundërpërgjigje për sanksionet ekonomike që perëndimi ia ka vendosur Moskës, pas aneksimit ilegal që Rusia i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes që po u jep separatistëve në lindje të Ukrainës.

Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar ka nënshkruar dekretin për asgjësimin e gjithë ushqimit që shkelë vendimin e embargos të vendosur nga Kremlini.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dimitry Peskov ka thënë se i gjithë ushqimi që sot është shkatëruar ka qenë “kontrabandë e pastër”.

XS
SM
MD
LG