Ndërlidhjet

SHBA: Dy demokratë do të votojnë kundër marrëveshjes atomike


Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Në një goditje kundër presidentit amerikan, Barack Obama, dy liderë demokratë në Kongres, mbrëmë vonë kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër marrëveshjes atomike me Iranin.

Senatori Chuck Schumer, dhe anëtari i Dhomës Përfaqësuese, Eliot Engel, thanë se nuk do të votojnë për marrëveshjen atomike.

Duke pasur parasysh se pothuajse gati secili republikan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, pritet të votoj kundër marrëveshjes, deklaratat për votë kundër nga dy demokratë me ndikim, paraqesin pengesë për Shtëpinë e Bardhë, që ka lobuar fuqishëm për mbështetje në Partinë Demokratike të presidentit, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG