Ndërlidhjet

Pikëpamje negative për Rusinë dhe Putinin


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Një hulumtin i opinionit tregon se Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, shihen në mënyrë jo të favorshme në botë.

Qendra kërkimore PEW me seli në Shtetet e Bashkuara, më 5 gusht i ka publikuar rezultatet e hulumitmit, ku shihet se mesatarisht vetëm 30% e të anketuarve kanë mendim pozitiv për Rusinë.

Të anketuarit në këtë pjesë të hulumtimit, ishin nga 39 shtete në gjithë botën, por jo nga Rusia.

Vetëm 24% në vendet ku është kryer hulumtimi, kanë shprehur besim në Putinin se “bënë gjëra të drejta sa u përketë punëve botërore”.

Prej 39 vendeve të atyre që morën pjesë në këtë hulumtim, vetëm në Vietnam, Ganë dhe Kinë, shumica e të anketuaritve e shohin Rusinë në mënyrë të favorshme; në Vietnam 75, Ganë 56 dhe Kinë 51%.

Presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi rejting të favorshëm vetëm në Vietnam (70%), dhe në Kinë (54%).

Por, në pjesën e hulumtimit brenda Rusisë, ai vlerësohet pozitivisht në mënyrë masive, pasi 88% të të anketuarve kanë shprehur mbështetje për shefin e shtetit të tyre.

Lidhjet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit kanë rënë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë, vitin e kaluar, dhe për shkak të nxitjes së luftës së kryengritësve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare të Ukrainës, në pjesën lindore të Ukrainës.

Në përgjigje të aksioneve ruse në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë imponuar disa valë të sanksioneve kundër zyrtarëve rusë, kompanive dhe biznesmenëve të pasur e të afërt me presidentin Putin.

Masat ndëshkuese e kanë zemëruar Rusinë, e cila i përgënjeshtron akuzat e perëndimit dhe qeverisë së Ukrainës, se po i mbështet kryengritësit, përkundër dëshmive në rritje për përkrahje të tillë.

Rusia, po ashtu, e akuzon Uashingtonin dhe Brukselin, për sponzorizimin e komplotit kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, aleat i Kremlinit, dhe se po e mbështesin qeverinë properëndimore në Kiev, të cilën Moska rregullisht e portretizon si qeveri me përbërje të politikanëve të krahut të djathtë ekstremist.

Ky shkatërrim i pjesërishëm i raporteve ndërmjet Rusisë dhe perëndimit reflektohet edhe në hulumtimin e fundit të opinionit në qendrën PEW.

Vetëm 11% e rusëve thonë se i besojnë presidentit amerikan, Barack Obama, që shënon një rënie të madhe, pasi kjo përqindje në vitin 2011 ishte 41, kur përurohej e ashtuquajtura politikë e “ripërtritjes”, që synonte përmirësimin e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara me Kremlinin.

Në mesin e të anketuarve në Shtetet e Bashkuara, 75% thanë se “nuk kanë besim” se si Putin merret me çështjet botërore, ndërsa 21% thanë se i besojnë liderit rus.

Ky hulumtim është kryer në periudhën 25-27 mars të këtij viti, ndërsa janë anketuar 45,435 persona në 40 shtete.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG