Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Përpjekje për ndaljen e azilkërkuesve nga Ballkani


Pamje e Berlinit

Pamje e Berlinit

Gjermania, e mbushur përplotë me njerëz që largohen nga lufta dhe varfëria, po përpiqet ta ndalë hyrjen e azilkërkuesve nga Ballkani, që tash konsiderohet rajon i sigurt nga konflikti i armatosur.

Idetë për arritjen e këtij synimi janë të ndryshme dhe përfshijnë masa për uljen e ndihmave për refugjatëtdhe fushata në vendet e origjinës, për t’i dekurajuar ata nga hyrja në Gjermani, që është shteti me ekonomi më të fuqishme në Evropë.

Afro gjysma e 300 mijë azilkëkruesve në Gjermani, prej janarit të këtij viti, kanë ardhur nga rajoni juglindor evropian, ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, raporton AFP nga Berlini.

Për shembull, vetëm në pesë muajt e parë të këtij vit, në Gjermani kanë arritur më se 32 mijë kosovarë, që është më tepër se sa ata që vijnë nga Siria e përfshirë në luftë.

“Numri i lartë i imigrantëve nga këto vende i zvogëlon burimet që na duhen për kujdes ndaj njerëzve nga rajonet e krizave”, tha Manfred Schmidt, shef i Zyrës për imigracion dhe refugjatë.

Ka pasur raste që Gjermania ka ndërmarrë fushatë edhe në “burim” të imigrantëve.

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka publikuar shpallje në gazeta ku theksohet se “Nuk ka azil ekonomik në Gjermani”.

XS
SM
MD
LG