Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – 10 civilë të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Kabul të Afganistanit

Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Kabul të Afganistanit

Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë afër kompleksit të ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Kabul në Afganistan, sot në mëngjes janë vrarë së paku 10 civilë dhe janë plagosur 128 të tjerë, kanë thënë autoritetet.

Raportohet se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, që ndodhi në kohën e ofensivës vjetore verore të militantëve talibanë.

Banorët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur në hyrje të bazës së Inteligjencës së ushtrisë së Afganistanit.

Eksplodimi ishte aq i fuqishëm, sa që është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë thyer dritaret shumë kilometra larg.

Zyrtarë të një spitali kanë thënë se kapaciteti i tyre është vërshuar nga pacientët, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, ndërsa thuhet se shumica kishin ardhur këmbë dhe po trajtoheshin nga lëndime sipërfaqësore.

XS
SM
MD
LG