Ndërlidhjet

SHBA: Paneli i Senatit kërkon dokumente për raportin e trafikimit


Bob Corker (djathtas) dhe Robert Menendez gjatë një dëgjimi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Bob Corker (djathtas) dhe Robert Menendez gjatë një dëgjimi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë ka kërkuar nga Departamenti i shtetit, që t’i dorëzoj të gjitha dokumentet e shfrytëzuara për radhitjen e vendeve në raportin vjetor të trafikimit njerëzor.

Kryesuesi i këtij komiteti, Bob Corker, e ka urdhëruar këtë masë për shkak të shqetësimeve se politika mund t’i ketë vlerësuar të drejtat e njeriut në shkallë më të lartë, në vendet siç janë, Malajzia, Kuba dhe Uzbekistani.

Ky veprim po bëhet pasi agjencia Reuters nëpërmjet një hulumtimi ka treguar se Zyra e Depratamentit të shtetit, e krijuar që në mënyrë të pavarur t’i rangoj përpjekjet e vendeve për ta luftuar trafikimin njerëzor, përsëri ishte e mbizotëruar nga diplomatët e lartë amerikanë.

Zoti Corker është kërcënuar me dëshmi në Kongres, nëse Departamenti amerikan i shtetit nuk i paraqet të gjitha dokumentet dhe ka shprehur përkushtim për “konekuenca të rëndësishme” nëse ndonjë material është shkatërruar.

“Nëse është e vërtetë se ky raport është politizuar nga administrata, atëherë shtrohen pyetje se përse ata kanë vendosur ta zvogëlojnë këtë mjet, që ishte efektiv në luftimin e skllavërisë në gjithë botën”, tha Corker.

Nga ana tjetër, senatori demokrat, Robert Menendez, duke vlerësuar se shumë rangime duket se janë “rezultat i presionit të jashtëm”, ka paralajmëruar se mund ta ftoj një inspektor të përgjithshëm për hetime.

Nënsekretarja e shtetit, Sarah Sewall, e ka mbrojtur raportin dhe tha se ai ende krijon “standarde të larta në përpjekjet kundër trafikimit”.

XS
SM
MD
LG