Ndërlidhjet

Babai i kroatit të rrëmbyer në Egjipt kërkon lirimin e djalit


Tomisllav Sallopek në videon e publikuar nga militantët
Tomisllav Sallopek në videon e publikuar nga militantët

Zllatko Sallopek, babai i Tomisllav Sallopekut, kroat që është rrëmbyer në Egjipt dhe është kërcënuar me ekzekutim nga militantët e Shtetit Islamik, ka kërkuar lirimin e djalit të tij.

“Kërkoj nga njerëzit që e mbajnë djalin tim që ta lejojnë atë të kthehet te familja e tij, pasi motivet e tij për të udhëtuar në vendin tuaj, janë eksluzivisht për sigurimin e bukës për fëmijët e tij”, i tha sot agjencisë AFP, Zllatko Sallopek.

Në një video të publikuar dje, një person që vetveten e ka identifikuar si Zllatko Sallopek, tha se do të ekzekutohej brenda 48 orëve, nëse Qeveria e Egjiptit nuk i liron gratë myslimane që mbahen në burgje.

Sallopek, që në Egjipt punon për kompaninë gjeoshkencore franceze, CGG, nuk ka thënë se kur fillon ky ultimatum.

Ai ishte rrëmbyer më 22 korrik nga dega e militantëve të Shtetit Islamik në Gadishullin e Sinait.

XS
SM
MD
LG