Ndërlidhjet

Siri: Militantët e Shtetit Islamik i rrëmbyen qindra civilë


Pamje nga dëmtimet e mëdha nga lufta në provincën Homs në Siri

Pamje nga dëmtimet e mëdha nga lufta në provincën Homs në Siri

Grupi militant, Shteti Islamik, i ka rrrëmbyer 230 civilë, përfshirë së paku 60 të krishterë, pasi e ka okupuar qytetin strategjik, Al-Karjatan, në provincën qendrore, Homs në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar se civilët janë rrëmbyer dje.

Shumica e banorëve të krishterë nga qyteti Alepo, ishin strehuar në qytetin Al-Karjatan.

Rami Abdel Rahman, nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut, tha se të rrëmbyerit ishin të kërkuar nga grupi ekstremist për shkak të “bashkëpunimit me regjimin”.

XS
SM
MD
LG