Ndërlidhjet

Avokati: Yanukovich nuk do të paraqitet para prokurorëve


Viktor Yanukovich

Viktor Yanukovich

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, nuk do të paraqitet në Zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Kiev për marrje në pyetje, ka thënë avokati i tij, Vitaliy Serdyuk.

Autoritetet e Ukrainës dje kanë thënë se i kanë dërguar thirrje Viktor Yanukovichit, që të dëshmoj në një hetim për korrupsion.

Avokati Serdyuk i ka thënë kanalit televiziv, Hromadske.tv, se Yanukovich nuk do të dëshmoj për shkak të “frikës për jetën dhe shëndetin e tij”.

Viktor Yanukovich ishte përbysur nga posti i presidentit në shkurt të vitit 2014, gjatë protestave të dhunshme, proevropiane dhe aktualisht ndodhet në Rusi, megjithqë vendndodhja e tij e saktë nuk dihet.

Ai në mungesë është i akuzuar se ka urdhëruar që të hapet zjarr kundër protestuesve proevropianë dhe për keqpërdorim të pozitës.

XS
SM
MD
LG