Ndërlidhjet

logo-print

Nis gjykimi i Ismayilovës


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Gjykimi ndaj gazetares nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova ka filluar sot në Baku.

Dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe disa anëtarë të trupit diplomatik nuk u lejuan që të hynin në sallën ku po mbahet gjykimi.

Seanca dëgjimore për rastin e Ismayilovës është mbajtur më 24 korrik.

Ismayiloya, e cila ka raportuar për korrupsionin e zyrtarëve në Azerbajxhan, përballet me akuza për përvetësim, evazion fiskal dhe abuzim me pushtetin.

Ajo ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politkisht dhe aktivistët si dhe qeveritë perëndimore kanë dënuar arrestimin e saj.

Gjykimi ka filluar pas 8 muajsh, pasi Ismayilova -kontribuese e Radios Evropa e Lirë- është arrestuar.

Gjatë kësaj kohe organizatat ndërkombëtarepër të drejtat e njeriut vazhdimisht kanë bërë thirrje për lirimin e saj.

Organizata Amnesty Internationale ka quajtur Ismayilovën “e burgosura e ndërgjegjes” dhe Komiteti për Mbrotjen e Gazetarëve ka thënë se akuzat ndaj saj kanë të bëjnë me punën e saj gazetareske.

Më 29 korrik, Klubi i Mediave në SHBA ia ka dhënë Çmimin për Lirinë e Mediave, Ismayilovës.

XS
SM
MD
LG