Ndërlidhjet

logo-print

Policia turke lufton me militantë të dyshuar kurdë


Mediat turke raportojnë se dy persona janë vrarë në luftimet ndërmjet policisë dhe militantëve të dyshuar kurdë, në juglindje të Turqisë.

Në luftimet në qytetin Silop, në provincën Sirnak, janë plagosur rreth 10 persona.

Qyteti Silopi gjendet afër kurfirit me Irakun dhe Sirinë, raporton agjencia e lajmeve Dogan.

Identiteti i të vrarëve nuk është bërë i ditur menjëherë.

Që prej muajit të kaluar ka shpërthyer dhuna në lindje të Turqisë, kur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka organizuar sulme kundër forcave të sigurisë të Turqisë dhe më pas Ankaraja filloi sulmet ajrore kundër luftëtarëve kurdë në Turqi dhe në veri të Irakut.

Që prej vitit 1984 PPK ka zhvilluar kryengritjen e saj, ku më shumë se 40,000 persona janë vrarë gjatë këtij konflikti.

XS
SM
MD
LG