Ndërlidhjet

Ghani dënon sulmin vetëvrasës në Kabul


Presidenti afgan Ashraf Ghani

Presidenti afgan Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani ka dënuar sulmin vetëvrasës me bomb në një zonë të banuar në Kabul.

Zyrtarë policorë dhe shëndetësorë thonë se 7 persona javë vrarë dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm. Shumica prej tyre ishin civilë.

Një zyrtar shëndetësor ka thënë se 48 gra dhe 21 fëmijë janë më mesin e të plagosurve.

Në deklaratën për media, Ghani tha se sulmi që si duket ka pasur për cak civilët, tregon se kryengritësitë në Afganistan janë të dëshpëruar.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi afër kompleksit qeveritar dhe bazës ushtarake dhe nuk është e qartë nëse ushtria dhe qeveria ishin cak i këtij sulmi. Gjithashtu akoma nuk dihet se si sulmuesit arritën të bartnin sasi të madhe të eksplozivit në atë pjesë të qytetit, që është e kontrolluar nga forcat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG