Ndërlidhjet

Shkon në 15 numri i të vrarëve në Kabul


Pamje nga shpërthimi i sotëm në Kabul të Afganistanit
Pamje nga shpërthimi i sotëm në Kabul të Afganistanit

Autoritetet afgane thonë se të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 240 të tjerë janë plagosur, nga një shpërthim i fuqishëm në një zonë të banuar në Kabul.

Zëdhënësi i presidentit Ashraf Ghani, Sayed Zafar Hashemi, ka thënë sot se 47 gra dhe 30 fëmijë janë në mesin e të plagosurve.

Hashemi tha se një delegacion është dërguar që të hetojë këtë shpërthim.

Policia ka thënë se një sasi e konsiderueshme e eksplozivit ka shpërthyer në lagjen Siyah Sank, afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekipet e shpëtimit dhe policia janë duke kërkaur për të mbijetuar të tjerë, të cilët janë të bllokuar në rrënoja.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Shpërthimi ka ardhur pasi Kombet e Bashkuara kanë thënë më 5 gusht se është rritur numri i grave dhë fëmijëve që po plagosen apo po vriten në konfliktin që po vazhdon në Afganistan.

XS
SM
MD
LG