Ndërlidhjet

Shënohet përparim në bisedimet Taxhikistan-Kirgizi


Policët kufitar në kufirin Taxhikistan-Kirgizi
Policët kufitar në kufirin Taxhikistan-Kirgizi

Kirgizia dhe Taxhikistani kanë bërë përparim në bisedimet që kanë për qëllim të ulin tensionet lidhur me dhunën që ka shpërthyer së fundmi në zonën kufitare.

Kurbanbai Iskandarov, anëtarë i delegacionit kirgiz, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bisedimet kanë “sjellur disa rezultate paraprake”.

Iskandarov tha se fqnjtë do të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare pasi që dy palët të pajtohen për kushtet.

Përleshjet kanë filluar përgjatë kufirit më 3 gusht, pasi që banorët e fshatit taxhik të Chorkuhit kanë bllokuar rrugën për banorët kirgizë të Kok-Tashit, të cilët ishin nisur për të vizituar varrezat lokale.

Si kundërpërgjigje, banorët kirgizë ndërprenë linjat e furnizimit me ujë për fshatin Chorkuh.

Iskandarov tha se zyrtarët taxhikë janë pajtur që të rihapir rrugën përderisa Kirgizia ka premtuar se do të lëshojë rrjedhën e ujit për fshatin Chorkuh.

XS
SM
MD
LG