Ndërlidhjet

“Kaos” me migrantë në tre ishujt grekë


Migrantët në brigjet e ishullit grek Kos, foto nga arkivi
Migrantët në brigjet e ishullit grek Kos, foto nga arkivi

Kriza me refugjatë në tre ishuj grekë, pranë Turqisë, është “kaos i vërtetë”, ka alarmuar Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Strehimi, uji dhe kanalizimet janë të pamjaftueshëm për shumë azilkërkues në Kos, Kios dhe Lesbos, ka thënë UNHCR-ja, duke e cilësuar situatën si “të turpshme”.

Sipas saj, gati të gjithë refugjatët janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Drejtori për Evropën i UNHCR-së, Vincent Cochetel, ka thënë se 124,000 njerëz kanë arritur këtë vit në Greqi, përfshirë 50,000 vetëm në muajin korrik.

Greqia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me fluksin e migrantëve.

XS
SM
MD
LG