Ndërlidhjet

Koreja e Veriut do të kalojë në zonë të re kohore. Aktualisht, ajo është në të njëjtën zonë si Koreja e Jugut dhe Japonia, porse nga 15 gushti akrepat e saj do të shkojnë prapa për 30 minuta.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA ka thënë se ky hap ka për qëllim çlirimin nga Japonia.

Sipas burimit të njëjtë, “imperialistët japonezë” e kanë penguar Korenë e Veriut nga koha e saj standarde, gjatë kohës së pushtimit.

Koreja e Jugut ka thënë se ndryshimi i orës mund të shkaktojë vetëm pengesa afatshkurtra në uzinën industriale Kaeson, e cila udhëhiqet bashkërisht nga të dyja Koretë.

XS
SM
MD
LG