Ndërlidhjet

Vapë ekstreme në disa shtete të Evropës


Ilustrim

Ilustrim

Zjarret kanë detyruar mbi 1,400 banorë që të lënë shtëpitë e tyre në perëndim të Spanjës, ndërsa thatësirat dhe temperaturat e larta kanë alarmuar qytetarët në shtete të tjera të Evropës.

Flakët kanë përfshirë zonën malore Sierra de Gata të Spanjës.

Në Portugalinë fqinje, 80 përqind e territorit po përballet me thatësira ekstreme.

Gjermania dhe Republika Çeke, ndërkaq, po përjetojnë vapë të jashtëzakonshme.

Meteorologët kanë thënë se temperaturat në jug të Gjermanisë kanë arritur sot në 40 gradë Celsius, duke thyer rekordet e të gjitha kohërave për këtë rajon.

XS
SM
MD
LG