Ndërlidhjet

Ish-kreu i KON-it, kandidat për kryetar të task forcës së FIFA-s


Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino thotë se ish-zyrtari olimpik, Francois Carrard është kandidati i vetëm për kryetar të task forcës për reforma në FIFA.

Task forca për reforma momentalisht nuk ka kryetar, teksa kanë mbetur vetëm disa javë deri në përfundim të afatit që Federata Botërore e Futbollit të propozojë ide të reja për rimëkëmbje nga afera e korrupsionit, që dëmtoi reputacionin e kësaj organizate.

FIFA ka premtuar që do të zgjedhë një person të pavarur, jashtë lëmisë së futbollit, pasi është konsultuar me presidentët e federatave, përfshirë këtu edhe me kreun e UEFA-s, Michel Platini.

Infantino thotë se avokati zviceran Carrard “është një person i jashtëzakonshme dhe ai ka përvojën e duhur për këtë punë”.

Carrard ka qenë drejtor i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për 14 vjet.

Infantino thotë se Carrard është “një propozim i mirë sepse ne na duhet dikush që di të bëjë bashkë njerëzit”.
UEFA gjtihashtu ka propozuar edhe dy persona, për anëtarë të kësaj task force ka thënë Infantino.

XS
SM
MD
LG