Ndërlidhjet

Zyrtarët rusë fshijnë pjesë të video-materialit të Radios Evropa e Lirë


Pamje nga gjykimi i dy ushtarëve rusë në Dushanbe
Pamje nga gjykimi i dy ushtarëve rusë në Dushanbe

Zyrarët rus në gjykatën ushtarake në kazermën 109 në Dushanbe kanë konfiskuar dhe më pas e kanë fshirë pjesërisht video-materialin nga gjykimi i dy ushtarëve rusë, që po akuzohen për vrasje, thonë korrespondentët e shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë.

Korrepondentët Abdullo Ashurov dhe Amriddin Olim kanë incizuar gjykimin e dy ushtarëve rusë, të cilët dyshohen se kanë vrarë një shofer taksie taxhik, vitin e kaluar.

Të dy kishin leje nga gjykatësi rus Dmitry Norvind për të incizuar 5 minuta gjykimin, i cili ka filluar më 4 gusht.

Por korrespondetët u ndaluan nga personeli i ushtrisë ruse dhe u morrën në pyetje pas gjyqi u shty.

Një oficer rus, i cili u prezantua si kolonel Perpelitsa ua konfiskoi gazetarëve pajisjet dhe video-incizimin, për t’ua kthyer pas një ore. Në incizim disa pamje mungonin.

Korrespondentët thonë se Perepelitsa i ka ofenduar verbalisht dhe e ka përshkruar Radion Evropa e Lirë si “mjet i SHBA-ve për propagrandë kundër Rusisë”.

XS
SM
MD
LG