Ndërlidhjet

Luftime në mes forcave turke dhe militantëve kurdë- 5 të vrarë


Policia turke, foto nga arkivi
Policia turke, foto nga arkivi

Të paktën 5 perosna janë vrarë në luftimet në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë në Turqi, njoftojn ë mediat turke.

Në qytetin Silopi që gjendet afër kufirit me Irakun dhe Sirinë, 3 persona janë vrarë gjatë natës, ndërkaq dhjetëra të tjerë janë plagosur në luftime.

Ndërkaq, në provincën verirore të Agrit, afër kufirit të Turqisë me Iranin, një ushrar turk dhe një punonjës i një kompanie të autobusëve iraniane janë vrarë gjatë një sulmi, ku mbetën të plagosur edhe tre qytetarë të tjerë iranianë.

Së paku 30 persona janë vrarë në luftimet në mes të forcave të sigurisë së Turqisë dhe militantëve kurdë në dy javët e fundit, pasi që armëpushimin në mes të Turqisë dhe anëtarëve të armatosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), u prish. 21 prej tyre ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë.

Që prej se Turqia ka nisur sulmet ajrore mbi bazat e PPK-së në veri të Irakut më 24 korrik, shpërthimi i dhunës në Turqi, ka ndodhur pothuajse përditë.

XS
SM
MD
LG