Ndërlidhjet

Rusia thotë se pilotët e saj nuk janë rrëmbyer në Mali


Kremlin, Moskë

Kremlin, Moskë

Ambasada ruse ka hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve në Mali se tre pilotë rusë janë kidnapuar nga militantët islamik në shtetin në Afrikën perëndimore.

Një zëdhënës i ushtrisë në Mali ka thënë se tre pilotë rusë janë rrëmbyer nga luftëtarë islamikë, të cilët kanë sulmuar një hotel në Mali sot.

Më vonë edhe një zyrtarë tjetër ushtarak ka thënë se 4 anëtarë të personelit nga misioni paqruajtës i Kombeve të Bashkuara, që veprojnë në Mali, besohet se kanë ikur nga hoteli, në të cilën po zhvillohen përleshje të armatosura. Zëdhënësi e ka identifikuar një person si personel i OKB-së “nga një vend i Evropës lindore”.

Autoritetet thonë se të paktën 7 persona janë vrarë në luftimet, pasi militantët sulmuan një hotel afër aeroportit në Sevare, rreth 600 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bamako, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ata thonë se në mesin e viktimave janë të paktën katë ushtarë të Malit dhe dy sulmues.

Hoteli shpesh është përdorur nga anëtarët e misioneve paqruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG