Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës afër Akademisë Policore në Kabul


Pamje nga sulmi afër Akademisë Policore në Kabul
Pamje nga sulmi afër Akademisë Policore në Kabul

Një sulm vetëvrasës me bomb ka ndodhur afër Akademisë Policore në Kabul- sulmi i dytë terrorist në kryeqytetin afgan brenda 24 orëve.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë se nga ky sulm ka viktima por nuk ka dhënë numër.

Në orët e para të mëngjesit një kamion me eksploziv shpërtheu në zonën e banueshme në lagjen Siyah Sang, afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe plagosur mbi 240 të tjerë.

Zëdhënësi i presidentit Ashraf Ghani, Sayed Zafar Hashemi, ka thënë se në këtë sulm 47 gra dhe 30 fëmijë janë plagosur.

Shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se kamioni me eksplozivë “ka goditur civilë dhe ka shkatërruar biznese dhe shtëpi të tyre”.

Ai ka thënë se muri i ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes “është dëtuar pjesërisht” por askush nga personeli i ministrisë nuk është lënduar.

XS
SM
MD
LG