Ndërlidhjet

Banglladesh: Militantët islamikë vrasin një bloger


Policia e Banglladeshit

Policia e Banglladeshit

Një bandë e armatorus me sëpata, kanë vrarë një bloger sekular, më shtëpinë e tij në Dhaka- vrasja e katërt e tillë, vetëm gjatë këtij viti në Banglladesh.

Policia ka konfirmuar se Niloy Chakrabarti, i cili online përdorte pseudonimin Niloy Neel, është vrarë nga militantë të dyshuar islamikë, të cilët i kanë hyrë në banesë, duke u shtirur se janë duke kërkuar banesë me qira.

Ansar al-Islam, dega e Al-Kaidës në Banglladesh ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, duke paralajmëruar se ata nuk do të ndalen me kaq.

Shumica e blogerëve sekularë, siç ishte edhe Chakrabarti, nga frika, muajt e fundit janë duke përdorur pseudonime nëpër postimet e tyre.

Të paktën 7 blogerë janë larguar nga Banglladeshi.

XS
SM
MD
LG