Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vrarë në sulmin e dytë në Kabul


Pamje nga sulmi në Akademin Policore në Kabul

Pamje nga sulmi në Akademin Policore në Kabul

Një sulm vetëvrasës me bomb ka ndodhur afër Akademisë Policore në Kabul- sulmi i dytë terrorist në kryeqytetin afgan brenda 24 orëve.

Policia thotë se një sulmues me jelek me eksploziv ka ecur afër një grupi të rektrutëve afër akademisë policore. Ai më pas ka shpërthyer eksplozivin e tij, duke vrarë 20 rekrutë policorë, thotë policia afgane.

Në orët e para të mëngjesit një kamion me eksploziv shpërtheu në zonën e banueshme në lagjen Siyah Sang, afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe plagosur mbi 240 të tjerë.

Zëdhënësi i presidentit Ashraf Ghani, Sayed Zafar Hashemi, ka thënë se në këtë sulm 47 gra dhe 30 fëmijë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG