Ndërlidhjet

logo-print

IS-i ka ekzekutuar mbi 2,000 irakianë në Mosul


Irak

Irak

Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka ekzekutuar mbi 2,000 njerëz në dhe përreth qytetit Mosul të Irakut, prejse ka marrë kontrollin e tij në qershor të vitit 2014.

Militantët “kanë vrarë me gjakftohtësi 2,070 banorë, të cilët nuk kanë bashkëpunuar me ta”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Irakut, Khaled al-Obeidi, në një video të postuar në ueb-faqen e ministrisë.

Kryetari i Parlamentit irakian, Saleem al-Jabouri, ka thënë se ekzekutimet në masë paraqesin “krim historik të gjenocidit”, ndërsa kryeministri Haider al-Abadi ka deklaruar se vrasjet janë përgjigje për humbjet e militantëve të Shtetit Islamik përballë forcave qeveritare në provincën Anbar.

Emrat e 2,070 njerëzve janë vënë në një listë të hartuar nga grupi militant, pjesë të së cilës janë vendosur në një mur të degës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mesin e emrave në listë janë policë, ish-oficerë të ushtrisë, zyratë lokalë, avokatë, gazetarë, mjekë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Emrat tregojnë se edhe shumë gra janë ekzekutuar po ashtu.

XS
SM
MD
LG