Ndërlidhjet

Stuhi vdekjeprurëse godet Tajvanin


Ilustrim
Ilustrim

Stuhia Soudelor ka goditur Tajvanin me erëra të forta dhe shira të furishëm, duke lënë së paku katër njerëz të vdekur.

Erërat me fuqi mbi 230 kilometra në orë kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në bregun lindor të Tajvanit.

Ato kanë thyer drunj dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në së paku një fshat.

Rreth dy milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Shërbimet hekurudhore dhe fluturimet janë anuluar, ndërsa shkollat dhe zyrat janë mbyllur.

XS
SM
MD
LG