Ndërlidhjet

logo-print

Sulmuesi te filmi Batman dënohet me burg të përjetshëm


James Holmes

James Holmes

Një juri në Shtetet e Bashkuara, e cila shqyrton dëshmitë kundër një personi, ka kursyer sulmuesin James Holmes nga dënimi me vdekje, për vrasjen e 12 njerëzve në një kinema, në vitin 2012.

Juria në Kolorado ka shqiptuar masën e dënimit me burg të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht.

Ekipi i mbrojtjes ka argumentuar se Holmes, tani 27 vjeç, ka qenë i sëmurë mentalisht kur ka kryer sulmin.

Juria ka rënë dakord me prokurorët se Holmes, edhe pse me probleme mendore, ka qenë përgjegjës për veprimet e tij.

Ai ka kryer krimin në një kinema në Kolorado, derisa shfaqej premiera e filmit të fundit Batman.

XS
SM
MD
LG