Ndërlidhjet

Kisha serbe kërkon ndihmë nga Vatikani për Kosovën


Beograd

Beograd

Kisha ortodokse serbe ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme, Ivica Daçiq, dhe do t'i bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO.

Zyrtari i Kishës, ipeshkvi i Baçkës, Irinej, ka thënë për gazetën “Politika” të Beogradit, se do të kërkojë përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

Irinej ka thënë se Daçiq me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak për përvetësimin e trashëgimisë kulturore ortodokse“ me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.

XS
SM
MD
LG