Ndërlidhjet

Irani bën aktivitete të dyshimta ushtarake


Ilustrim
Ilustrim

Një institut amerikan ka vënë në pikëpyetje shpjegimet e Iranit për aktivitetet në lokacionin e tij ushtarak Parçin, ku Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dyshojnë se Teherani ka eksperimentuar zhvillimin e armëve bërthamore.

Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare u është referuar imazheve satelitore, që tregojnë një buldozer, struktura të reja dhe objekte në formë kontejneri duke u vendosur në Parçin.

Irani ka thënë se ky veprim ka qenë pjesë e punimeve në rrugë.

Por, sipas institutit amerikan, lëvizja e automjeteve nuk duket se ka të bëjë me punimet në rrugë.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim për Iranin që “të parkojë automjetet tre kilometra në jug të digës”.

Irani ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me fuqitë botërore, më 14 korrik, për të kufizuar aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG