Ndërlidhjet

“Talibani sovjetik” shpallet fajtor në SHBA


Irek Hamidullin
Irek Hamidullin

Një ish-oficer i ushtrisë sovjetike është dënuar nga një juri në Shtetet e Bashkuara për planifikimin dhe udhëheqjen e një sulmi taliban kundër forcave amerikane në Afganistan, në vitin 2009.

Juria, e cila shqyrton provat kundër një personi, ka gjetur fajtor Irek Hamidullin për 15 akuza, përfshirë mbështetjen e terroristëve dhe konspiracion për të përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Hamidullin, 55 vjeç, është i burgosuri i parë ushtarak nga Afganistani që është gjykuar nga një gjykatë federale e SHBA-së.

Rreth 30 kryengritës kanë vdekur në sulmin që ka udhëhequr Hamidullin, ndërsa nuk ka pasur viktima në mesin e ushtarëve amerikanë apo afganë.

XS
SM
MD
LG