Ndërlidhjet

Pritje mbi pesë orë për të kaluar Merdaren


Logo e Policisë së Kosovës.

Logo e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në disa pikëkalime kufitare me Serbinë, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, që kanë shkaktuar pritje me orë të tëra.

Policia ka thënë se po punon me numër të shtuar të personelit për t’iu mundësuar bashkatdhetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Gjendje më e rëndë është shënuar në pikën kufitare Merdare, ku kolona e makinave në dalje ka qenë e gjatë dhe pritjet kanë zgjatur mbi pesë orë.

Ndërkaq, pritje më të vogla janë shënuar te Dheu i Bardhë, Mutivoda dhe Muqibaba.

XS
SM
MD
LG