Ndërlidhjet

Irani mohon aktivitetet e dyshimta ushtarake


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Irani ka thënë se akuzat për aktivitete në lokacionin e tij ushtarak Parçin janë “gënjeshtra”.

Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare në SHBA u është referuar imazheve satelitore dhe ka thënë se një buldozer, struktura të reja dhe objekte në formë kontejneri janë vendosur në Parçin.

Irani ka thënë se ky veprim ka qenë pjesë e punimeve në rrugë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se kritikët e marrëveshjes bërthamore i përhapin këto gënjeshtra.

Irani ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me fuqitë botërore, më 14 korrik, për të kufizuar aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dyshojnë se Teherani ka eksperimentuar zhvillimin e armëve bërthamore në Parçin.

XS
SM
MD
LG