Ndërlidhjet

logo-print

VV kërkon lirimin e veteranëve të burgosur të luftës


Nga protesta e veteranëve të luftës...

Nga protesta e veteranëve të luftës...

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër arrestimit të veteranëve të luftës dhe mbajtjes së tyre "padrejtësisht" në paraburgim.

"Ky pushtet, pasi ka dëshmuar moskujdesin për vite të tëra për këtë kategori, po e përdor aparatin shtetëror të dhunës për t’ua mohuar edhe protestën, si mjet demokratik i domosdoshëm, përmes të cilit veteranët e luftës po i kërkojnë të drejtat e tyre".

"Persekutimi i veteranëve të luftës vjen në një kohë kur padrejtësitë ndaj tyre po rriten në proporcion të drejtë me rritjen e pasurisë së pushtetarëve, që shfrytëzuan maksimalisht luftën e tyre për përfitime personale", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kjo lëvizje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë veteranëve të arrestuar.

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten rreth 10 veteranë të luftës, gjatë një proteste në Prishtinë.

Protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet që të përshpejtojnë procesin e publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe zbatimin e ligjit për këtë kategori.

XS
SM
MD
LG