Ndërlidhjet

Zbuluohet nacionaliteti i viktimave të rrethimit në Mali


Mali - foto arkivi

Mali - foto arkivi

Një zëdhënës i ushtrisë në Mali ka bërë të ditur se një rus dhe një ukrainas janë në mesin e 12 njerëzve të vrarë, si pasojë e rrethimit të një hoteli nga militantët islamikë.

Hoteli Byblos në qytetin Sevare përdoret nga stafi i misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Mali.

Në mesin e të vrarëve është edhe një pilot i Afrikës së Jugut, i cili ka punuar për OKB-në, pesë ushtarë të Malit dhe katër sulmues.

Forcat e sigurisë në Mali kanë sulmuar hotelin mëngjesin e së shtunës, për t’i dhënë fund rrethimit që ka zgjatur afro 24 orë.

Si rezultat i operacionit, janë liruar të gjallë katër kontraktorë të OKB-së.

Qeveria e Malit ka thënë se shtatë persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë pasur lidhje me sulmin.

XS
SM
MD
LG