Ndërlidhjet

Edhe 15 viktima të reja nga vala e sulmeve në Kabul


Kabul, 7 gusht 2015.

Kabul, 7 gusht 2015.

Pesëmbëdhjetë viktima të reja janë konfirmuar të shtunën nga vala e sulmeve me bomba, që ka goditur Kabulin një ditë më parë, duke çuar në 51 numrin total të të vrarëve.

Sulmet e talibanëve kanë lënë të plagosur edhe afro 300 njerëz të tjerë.

Ato kanë shënuar ditën më të përgjakshme në Kabul, që nga tërheqja e shumicës së trupave luftarake ndërkombëtare në fund të vitit 2015.

Ato po ashtu kanë qenë sulmet e para të mëdha prejse është konfirmuar vdekja e udhëheqësit taliban, Mullah Mohammad Omar, javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG