Ndërlidhjet

Obama: Shanse për lidhje më të mira me Iranin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se një marrëdhënie konstruktive me Iranin është e mundur, për shkak të marrëveshjes së arritur për frenimin e programit bërthamor të Teheranit.

Megjithatë, Obama ka thënë se nuk pret që marrëdhënia e tillë të marrë formë menjëherë.

Në një intervistë për televizionin CNN, presidenti amerikan ka thënë se “problemi bërthamor” duhet të zgjidhet fillimisht.

Ai ka thënë se marrëveshja midis Iranit dhe fuqive botërore për të lehtësuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor, do ta arrijë këtë qëllim “më mirë se çdo alternativë tjetër”.

Ligjvënësit republikanë janë në masë të madhe kundër marrëveshjes, ashtu si edhe disa demokratë të Obamës.

Obama ka thënë se çështja bërthamore e Iranit bën të mundur që të hapen diskutime të gjera me Republikën Islamike për çështje të tjera.

Presidenti Obama ka përmendur Sirinë si shembull.

XS
SM
MD
LG