Ndërlidhjet

Kryeministri irakian del me reforma në përgjigje të protestave


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka propozuar reforma të mëdha qeveritare në përgjigje të protestave masive.

Përmes një postimi në Facebook, Abadi ka kërkuar eliminimin e posteve të nënpresidentit dhe të zëvendëskryeministrit, si mënyrë për të zvogëluar shpenzimet dhe për të luftuar korrupsionin.

Abadi po ashtu ka bërë thirrje që t’i jepet fund praktikës së ndarjes së posteve qeveritare në bazë të partive apo kuotave sektare.

Një zëdhënës i Abadit u ka thënë gazetarëve se kabineti i ministrave i ka miratuar propozimet për reformat.

Më 7 gusht, mijëra irakianë kanë sfiduar temperaturat e larta, për të protestuar kundër korrupsionit dhe shërbimeve të dobëta qeveritare.

XS
SM
MD
LG