Ndërlidhjet

logo-print

Fergusoni shënon përvjetorin e vrasjes së të riut me ngjyrë


Foto arkivi

Foto arkivi

Qyteti amerikan i Fergusonit shënon sot përvjetorin e parë të vrasjes së një të riu me ngjyrë, të paarmatosur, Michael Brown.

Të shtunën, disa qindra njerëz kanë marshuar në qytet, të udhëhequr nga babai i viktimës.

Vrasja e 18-vjeçarit nga polici i bardhë, Darren Wilson, ka shkaktuar demonstrata në gjithë Amerikën.

Së bashku me vrasjen e personave të tjerë me ngjyrë gjetkë në SHBA, ajo po ashtu ka ushqyer një lëvizje kombëtare kundër paragjykimeve racore nga policia.

Aktivistë dhe figura fetare nga i gjithë vendi janë në mesin e atyre që janë tubuar këtë fundjavë në Ferguson të Misurit.

Marshimi i së shtunës ka qenë i qetë dhe është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë.

XS
SM
MD
LG