Ndërlidhjet

Forcat e Jemenit rikthejnë edhe një qytet


Jemen
Jemen

Forcat pro-qeveritare në Jemen kanë rimarrë kontrollin e një qyteti të rëndësishëm nga militantët islamikë.

Trupat kanë hyrë sot në qytetin Zinxhibar, pasi kanë detyruar militantët të tërhiqen.

Zyrtarët lokalë i kanë thënë asgjencisë AFP se 19 persona janë vrarë dhe 163 janë plagosur gjatë luftimeve më 8 dhe 9 gusht.

Zinxhibar, kryeqytet i provincës Abjan, është rreth 50 kilometra në lindje të Adenit.

Në mes të korrikut, forcat pro-qeveritare kanë çliruar qytetin Aden në provincën Aden dhe, më 4 gusht, kryeqytetin e provincës Lahj, Huta.

Forcat pro-qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, janë duke luftuar rebelët, të mbështetur nga Irani, që disa muaj.

Në mars, presidenti Abd-Rabbu Mansur Hadi ka ikur nga vendi dhe tani jeton në mërgim në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG