Ndërlidhjet

Lavrov kërkon përfshirjen e Sirisë në luftën anti-IS


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk janë të përgatitura” për të përfshirë Qeverinë siriane në planet ndërkombëtare për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Duke folur për televizionin rus, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se ka diskutuar propozimin e presidentit Vladimir Putin, për koordinimin e përpjekjeve kundër IS-it, gjatë një takimi në Katar me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

“Kam kërkuar nga ai që çdo gjë të diskutohet me përfshirjen e ushtrisë siriane. Fatkeqësisht, amerikanët nuk janë të përgatitur për këtë”, ka thënë Lavrov.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për t’i siguruar mbështetje ajrore opozitës siriane, që lufton kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG